Baptista pėlqen Romėn Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Wednesday, 16 July 2008
Agjenti i lojtarit të Real Madridit, Julio Baptista, ka thënë se klienti i tij është i gatshëm të transferohet në radhët e Romës.

 

 

Braziliani është cak i romakëve, të cilët janë në kërkim të një sulmuesi të ri. Baptista kurrsesi nuk mund të gjejë formën e vërtetë të tij në Bernabeu dhe ka shumë pak raste për paraqitje.

Pas spekulimeve të mediave italiane, se Roma është duke përgatitur një ofertë të vlefshme 15 milionë euro për shërbimet e Baptistas, është deklaruar agjenti i tij, i cili thotë se edhe lojtari dëshiron një kalim në Romë.

“Roma është një klubi madh i cili viteve të fundit luan shkëlqyeshëm edhe në Evropë. Madje edhe këtë sezon do të luajnë në Ligën e Kampionëve, andaj Roma është një destinacion i pranueshëm për Julion”, ka thënë agjenti i Baptistas.

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Powered By PageCache
Generated in 0.13722 Seconds