Behrami zbeh shpresat e Romės pėr tė fituar skudeton Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Thursday, 20 March 2008
Valon Behrami i ka dhënë një goditje shpresave të Romës për të fituar skudeton, pasi që ka shënuar golin e fitores për Lazion në derbin përballë rivalit kryeqytetas, ndeshje e cila përfundoi me rezultat 3-2.

 

Rodrigo Taddei hapi rezultatin e kësaj ndeshje, duke dërguar Romën në avantazh pas gjysmë ore lojë (30’) pasi që topi të cilin Behrami tentoi ta largojë, goditi brazilianin dhe u rikthye në rrjetën e Lazios. Maqedonasi Goran Pandev barazoi para fundi të pjesës së parë (44’).

Pjesa e dytë filloi me avantazh të Lazios, pas penaltisë së shndërruar në gol nga Tomasso Rocchi (58’), por shumë shpejt Roma barazoi me anë të Simone Perrottas (62’). Goli i kosovarit Valon Behrami, i cili mbron ngjyrat e kombëtares së Zvicrës, erdhi në çastet e fundit të ndeshjes, duke vulosur kështu edhe rezultatin përfundimtar të derbit romak.

Inter ka luajtur me 10 lojtar që nga minuta e 40-të, pas eliminimit të mesfushorit Vitor Hugo Gomes Passos, të njohur si Pele, për shkak të dy kartonëve të verdhë, gjatë barazimit me rezultat 1-1 në fushë të Genoas.

David Suazo dërgoi kampionin aktual të Italisë në avantazh pas 10 minutash lojë, por 5 minuta para fundit të kohës së rregullt Marco Borriello iu solli një pikë vendasve (85’).

Inter kryeson në Serie A me 68 pikë, derisa Roma mbetet e dyta me 61 pikë, shtatë më pak se kryesuesi. Juventus, që barazoi pa gola me Empolin, gjendet në vendin e katërt me 55 pikë.

Telegrafi.com

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >

CHAT

Miqesi te Reja

Generated in 6.66620 Seconds