Casillas: Erdhi koha tė fitojmė Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Monday, 23 June 2008
Heroi i Spanjës në ndeshjen e mbrëmshme çerekfinale ndaj Italisë, Iker Casillas, i cili mbrojti dy penalti të azurëve, është mjaft i kënaqur për fitoren e kombëtares së tij.

 

Për Spanjën, kjo ishte fitorja e parë ndaj Italisë në një ndeshje garuese që nga viti 1920, dhe për këtë më i merituari ishte Casillas, që arriti të ndalojë gjuajtjet e De Rossit dhe Di Natales.

“Ishte koha që të shënojmë fitore ndaj azurëve. Do të ishim mjaft të dëshpëruar nëse humbnim në këtë ndeshje. Më në fund na shoqëroi fati, që shpesh herë deri tash na sillej vërdallë”, ka thënë portieri i Realit.

Spanja në gjysmëfinale të kampionatit evropian do të takohet me Rusinë dhe kjo do të jetë ndeshja e dytë mes këtyre dy kombëtareve në Euro 2008, derisa ndeshjen e parë spanjollët e fituan me rezultat bindës 4-1.

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.39350 Seconds