|
Finalja e Moskės: Chelsea - Manchester United |
|
|
|
Thursday, 01 May 2008 |
|
Chelsea do ta sfidojë Manchester Unitedin edhe për trofeun e Ligës së Kampionëve, pasi që siguroi vend në finalen e madhe që zhvillohet më 21 maj në Moskë, falë fitores 3-2 ndaj Liverpoolit në Stamford Bridge.
Blutë arritën të kalojnë në epërsi përmes golit të sulmuesit nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, në minutën e 33-të të lojës, gol që dërgonte blutë në finale, por spanjolli Fernando Torres shënoi golin e barazimit në minutën e 64-të, për të rihapur sfidën dhe për të çuar ndeshjen në vazhdime. Një penalti e shkaktuar ndaj Michael Ballack, disa minuta pas fillimit të lojës shtesë, u shndërrua në gol nga Frank Lampard (98’), ndërsa avantazhin e thelloi Didier Drogba i cili shënoi golin e dytë të tij në këtë ndeshje (105’). Tre minuta para fundit të ndeshjes Ryan Babel shënoi për Liverpoolin, por vetëm sa për të ngushtuar rezultatin në 3-2 (117’). Chelsea, që siguron finalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori, do të ketë përballë kampionin e Anglisë, Manchester United, që të martën eliminoi ekipin spanjoll të Barcelonës, falë golit të Paul Scholes. Dy ekipet janë po ashtu në luftë edhe për titullin e Premierligës, ku kryesojnë me pikë të barabarta, megjithëse Manchester ka diferencë më pozitive të golave. 
|