|
Galliani: Ne jemi ende kampionė |
|
|
|
Monday, 19 May 2008 |
|
Menaxheri gjeneral i Milanit, Adriano Galliani, ka shprehur zhgënjimin e tij për dështimin e skuadrës kuqezi për të siguruar një vend që çon në Ligën e Kampionëve, mirëpo ka premtuar se ai do ta fillojë punën që nga sot për ta ndërtuar një skuadër të fuqishme.
“Ishte një ditë e veçantë, gjërat ishin të hapura deri në fund. Duhet të them se për disa minuta kam besuar në mundësinë e kualifikimit në Ligën e Kampionëve”. “Ndjehemi keq, por jemi të qetë. Kjo është mënyra e cilësdo konkurrence të madhe sportive- mund të fitosh por edhe të humbësh”. “Nga sot do ta fillojmë punën për ta planifikuar një vit më të suksesshëm dhe do të fillojmë të mendojmë për ‘tregun’. Qëllimi ynë është krijimi i një skuadre të fuqishme e cila do t’u rikthehet sfidave evropiane dhe italiane”. “Interi e meritoi ta fitonte Scudetton, por ne nuk e kemi kompleksin e inferioritetit ndaj tyre. Ua përkujtova të gjithëve se edhe vitin e kaluar Interi ishte kampion në Itali, ndërsa ne ishim në Evropë”, ka përfunduar Galliani.
|