Inter takohet fshehtas me Hleb? Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Wednesday, 19 March 2008
Mediat britanike kanë shkruar se mesfushori i Arsenalit, Alexander Hleb, ishte takuar me zyrtarë të Interit, kohë më parë, gjatë udhëtimit të klubin anglez për ndeshjen me Milanin, në San Siro.

 

Mesfushori bjellorus ka shkëlqyer gjatë këtij sezoni për Arsenalin dhe besohet se është në sytë e një numri të madh të klubeve evropiane. Hleb ishte larguar nga hoteli ku qëndronin lojtarët e Arsenalit, së bashku me agjentin Claudio Vigorelli, një natë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndaj Milanit, më 4 mars dhe u spekulua se ai kishte udhëtuar në zyrat e Interit.

Megjithatë, një bashkëpunëtorë i Vigorellit, Vicenzeo Morabito, i cili ka sjellë një numër të madh lojtarësh në Inter, ka mohuar se Hleb është takuar me zyrtarët e Interit.

“Është e vërtetë se Hleb është parë me Vigorellin dhe janë larguar nga hoteli, por nuk është e vërtetë se ata kanë pasur bisedime me Interin. Më vjen keq që Z. Wenger e ka keqkuptuar dhe është ankuar, pasi që kemi raporte të mira me të. Por ata nuk kanë biseduar me Interin”, ka thënë Morabito.

Hleb, i cili erdhi në Arsenal nga Stuttgart në vitin 2005, ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2010.

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.41348 Seconds