Lampard pritet tė vazhdojė kontratėn me Chelsean Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Sunday, 04 May 2008
Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, është i gatshëm të nënshkruajë kontratë të re trevjeçare me blutë dhe t’i shuajë të gjithë zërat, të cilat thonë se ai do të largohet nga ekipi gjatë afatit kalimtar të verës.

 

 

Një kohë të gjatë përflitet se Lampard do të largohet nga Chelsea, por pas vdekjes së nënës së tij të fundi, mediat thonë se futbollisti do të vazhdojë të qëndrojë në Stamford Bridge.

E ardhmja e Lampard në Chelsea nuk ishte aq e sigurt, që kur përfaqësuesi i kombëtares së Anglisë refuzoi të nënshkruajë kontratë të re gjatë vitit të kaluar. Pas largimit të trajnerit Jose Mourinho në fillim të këtij sezoni, gjasat për largimin e Lampard u shtuan, por së fundi thuhet se ai megjithatë do të qëndrojë.

Chelsea ka një sezon të shkëlqyeshëm, dhe është në luftë në dy fronte, si në atë të Premierligës, po ashtu edhe për Ligën e Kampionëve, dhe në të dyja rastet ka përballë Manchester Unitedin.

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >

CHAT

Miqesi te Reja

Generated in 1.96929 Seconds