NBA: LA Lakers mposht pėr tė dytėn herė Utah Jazz Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Thursday, 08 May 2008
Los Angeles Lakers ka arritur fitore prej 120-110 ndaj Utah Jazz, duke çuar në dy numrin e fitoreve përkundrejt asnjë humbje, në ndeshjet e play-offit të Konferencës Perëndimore.

 

 

Lakersat krijuan avantazh të theksuar që në pjesën e parë, 33-18. “Kurrë nuk ishim në ndonjë moment kur mund të ishim të kërcënuar”, ka thënë trajneri i LA Lakers, Phil Jackson, megjithëse Utah u afrua në 99-94 kur kishim mbetur pesë minuta e gjysmë deri në fund të lojës.

“Sulmi ka funksionuar mirë. Ne po i kryejmë për mrekulli ato gjëra që duhet t’i kryejmë”, ka shtuar Jackson.

Kobe Bryant, i cili sapo është emërtuar MVP i sezonit në NBA, kryesoi tek Lakers me 34 pikë. Mbrojtësi i Utah, Deron Williams, ishte koshashënuesi më i mirë tek mysafirët, duke shënuar 25 pikë.

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >

CHAT

Miqesi te Reja

Powered Byzerikosovar.com
Generated in 0.67559 Seconds