|
Real pėrgatit 125 milionė euro pėr Ronaldon |
|
|
|
Tuesday, 13 May 2008 |
|
Presidenti i klubit futbollistik Real Madrid, Ramon Calderon, ka paralajmëruar se ky klub do të përpiqet që në afatin kalimtar veror të sjellë në radhët e veta njëshin e Manchester United, portugezin Cristiano Ronaldo.
Mediat spanjolle thonë se presidenti i klubit mbretërorë, është duke u përgatitur që për transferim të 23 vjeçarit të harxhojë madje 125 milionë euro. “Kemi informacione se Ronaldo nuk është i sigurt nëse Manchester do të plotësojë premtimin të cilin e ka dhënë për marrëveshje të re, dhe se ai mund të ketë sa më pak motiv në atë klub. Ai është futbollisti më i mirë në botë dhe derisa kërkon sfida të reja, Real Madrid është klubi i duhur për të”, ka thënë Calderon. Më herët gjatë këtij muaji, Real ka lëshuar një çek të zbrazët në adresë të Manchester United, megjithëse klub anglez ka thënë se Ronaldo nuk është për shitje. Po ashtu, edhe Ronaldo disa herë ka përsëritur se nuk dëshiron të largohet nga Old Trafford.
|