Roma dėshiron ta transferojė Kamenin Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Friday, 02 May 2008
Skuadra e Romës është duke shqyrtuar mundësitë për transferimin e portierit të Espanyolit, Kameni. Portieri 24-vjeçar ka kaluar një sezon të shkëlqyer dhe konsiderohet si njëri nga portierët më të mirë në La Liga.

 

 

Kontrata aktuale e kamerunasit me Espanyolin është valide deri në vitin 2010, mirëpo ai tanimë ka shprehur dëshirën për sfida të reja. Edhe pse më herët është spekuluar për një transferim të mundshëm te Tottenham Hotspur, “Corriere dello Sport” ka shkruar se edhe Roma është e interesuar.

Edhe pse portieri aktual i Romës, Alexander Doni, është dukur i paprekshëm, ai ka bërë disa gabime gjatë këtij sezoni, ndërsa njëri prej tyre ishte pasimi i topit drejt Wayne Rooneyt i cili i kushtoi me gol Romës në takimin e parë çerekfinal në Ligën e Kampionëve.

Me kërkesën e Romës për një portier të ri, trajneri Luciano Spalletti e ka drejtuar menjëherë shikimin kah Kameni, i cili konsiderohet i ngjashëm me legjendën e Kamerunit, Thomas N’Kono, i cili njëkohësisht është idhulli i Gianlugi Buffonit.

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
hajdin  - tung   |80.80.167.xxx |2008-05-03 16:29:10
mendoj se nje zevendesim i shkelqyer i donit
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >

CHAT

Miqesi te Reja

Generated in 0.57205 Seconds