Sampdoria dhe Juventus barazojnė Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Sunday, 18 May 2008
Sampdoria dhe Juventus kanë barazuar në ndeshjen e fundit të tyre në Serie A, në një ndeshje që rezultoi me plot gjashtë gola të shënuar, dhe rezultat 3-3.

 

 

Alexandro Del Piero pas një asistimi të Pavel Nedved, dërgoi mysafirët në epërsi pas vetëm 7 minutash lojë duke hapur rezultatin. Në minutën e 16-të Del Piero u faulua në zonën e epërsisë, derisa penaltinë e shndërroi në gol David Trezeguet.

Por, gjashtë minuta më vonë Cassano (22’) ngushtoi rezultatin ndërsa Maggio arriti të barazojë, gjashtë minuta para fundit të pjesës së parë, në fund të së cilës Cassano dështoi nga penaltia.

Megjithëse nga minuta e 60-të, Juve luajti me dhjetë lojtarë, arriti të kalojë sërish në epërsi, pas penaltisë së siguruar dhe shënuar nga Del Piero. Por, dhjetë minuta para fundit të ndeshjes, Vincenco Montella arriti të barazojë rezultatin.

Juventus e përfundon sezonin në vendin e tretë me 72 pikë, derisa Sampdoria aktualisht gjendet në pozitën e gjashtë, me 60 pikë.

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Generated in 0.40158 Seconds