Wimbledon: Nadal nė finalen e tretė pėrballė Federer Printoni E-mail
Vlerėsimi nga pėrdoruesit: / 0
I dobėtMė i miri 
Saturday, 05 July 2008
Tenisti spanjoll Rafael Nadal e ka siguruar finalen e tretë në varg në turneut e Wimbledonit, kundër kampionit aktual Roger Federer, pasi që në gjysmëfinale mposhti gjermanin Rainer Schuettler, me rezultat 6-1, 7-6, 6-4.

 

 

Kampioni i French Open dhe i dyti i radhitur në listën e tenistëve në botë, kaloi me shumë lehtësi setin e parë, duke e fituar atë brenda 23 minutash (6-1).

Schuettler, i cili pati më pak se 24 orë të përgatitej për gjysmëfinalen, pas ndeshjes së djeshme çerekfinale kundër Arnaud Clement, që zgjati 5 orë e 12 minuta, rezistoi mirë në setin e dytë, por u thye në të tretin, duke e lejuar Nadalin të kualifikohet për në finale.

Nadal është në kërkim të titullit të parë në këtë turne, derisa finalisti tjetër, Roger Federer, kërkon titullin e gjashtë në varg.

Komente
Shto Koment Kerko Komentet
Shkruaj nje Koment
Emri Juaj:
Email(opsional):
 
Titulli:
Jepni kodin e sigurise qe shikoni ne imazh.

3.21 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved."

 
< I mėparshmi   Tjetri >
Powered By PageCache
Generated in 0.14481 Seconds