| Aurela, si dhe pse u bë holandeze gruaja e ministrit Basha |
|
|
| E Premte, 19 Qershor 2009 09:04 | |||
|
Fakti që Aurela Xhaferr Isufi, gruaja e Lulzim Bashës, ka lënë shtetësinë shqiptare me dekret të Presidentit të Shqipërisë që më 19 janar 2004, është përmendur disa herë shkarazi në shtyp. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, i cili është simbol i përfaqësimit ndërkombëtar të Shqipërisë, e ka fshehur këtë skandal për një kohë të gjatë, derisa një nga rivalët e tij e bëri publik në një emision televiziv. Gazeta "TemA" botoi dje dekretin e presidentit Moisiu që i ka hequr shtetësinë gruas së ministrit tonë të Jashtëm dhe ligjin holandez që e lejon dyshtetësinë. Në fakt, është një precedent i rrallë në historinë e diplomacisë së një vendi, që gruaja e ministrit të Jashtëm, të heqë dorë nga shtetësia e vet. Ngjarja merr hije skandali, po të kemi parasysh se ministri Basha është një ministër nën gjykim. Në rast dënimi të tij për akuzat e rënda që lidhen me rrugën Durrës-Kukës, avokatët e tij kanë në dorë një mjet të mirë që Lulzimi të mos preket nga ligji shqiptar i sekuestrimit të pasurive, në pjesën tjetër të familjes, e cila quhet holandeze. Realisht nuk ekziston ndonjë ligj i shkruar që një ministër i Jashtëm nuk mund ta ketë gruan shtetase të huaj, por ky është rasti i vetëm në botë, kur gruaja e një ministri të Jashtëm ka hequr dorë nga shtetësia e atdheut të vet për një shtetësi të huaj, dhe burri i saj përfaqëson shtetin shqiptar në botë. Lulzim Basha është përpjekur të mbrohet publikisht me retorikë patriotike për akuzat e abuzimeve në rrugën Durrës- Kukës, por kjo mbrojtje duket qesharake nëse kemi parasysh që ai nuk ka bindur dot as gruan dhe vajzën e vet të mbajnë shtetësinë e tij shqiptare. Në disa emisione televizive, sa herë që është akuzuar, zoti Basha ka kujtuar se është një familje me tradita patriotike, se gjyshja e tij është me origjinë nga Peja dhe ka ardhur në Tiranë, dhe se ai vlerëson shumë identitetin shqiptar. Por ligjërisht Basha i bie të jetë një dhëndër brenda... në Holandë! Duket se Aurela ka dashur me këmbëngulje të mos ketë më asnjë lidhje me përkatësinë shqiptare sepse ligji holandez lejon dyshtetësinë, pra zonja Basha nuk ka qenë e detyruar ta lëshonte me domosdo shtetësinë shqiptare. Por ajo e ka bërë. Edhe vajza e çiftit Basha, e lindur në vitin 2006, po ashtu ka shtetësinë holandeze. ÇIFTI BASHA, I KA SHUMË QEJF SHITJE-BLERJET! SA MIRË: RROGË TË LARTË DHE TAKSA HIÇ! JASHTË LISTAVE TË VOTIMEVE NË QERSHOR! LIDHJET FAMILJARE ME PIRAMIDËN VEFA /shekulli /
|


0 Komente