|
E Enjte, 07 Janar 2010 11:43 |
Kryeqyteti shqiptar në vitet '80. Fizionomia e së kaluarës e përshkruar nga Serena Luçiani tek "Një italiane në Tiranë". Koha që ka ndalur në rrugët, sheshet, ndërtesat, shtëpitë, lagjet, por
edhe në mënyrën e veshjes, të krehurit, në jetën e burrit dhe gruas
shqiptare. "E pastër dhe pa makina private, syve të një perëndimori, Tirana i
bënte përshtypje të mirë. Pjesës më të madhe të shqiptarëve, kjo qetësi
u dukej e mërzitshme dhe e stisur, si në një klasë, në të cilën sjellja
e mirë, sigurohet nga mësuesi tepër i rreptë, apo nga ndonjë komandant
klase spiun". |