E Premte, 19 Mars 2010
ZeriKosovar.com Lajme

Lajmet
KiE: Topi negociator i krizes Printo E-mail
E Shtune, 30 Janar 2010 13:52
Nje dite pas miratimit te rezolutes per Shqiperine nga Asamblea Parlamentare, Keshilli i Europes leshon nje komunikate per shtyp ku perforcon konkluzionet e tij. Keshilli i Evropes kujton se rolin kyc per zgjidhjen e krizes duhet ta luaje Presidenti, Bamir Topi. Per ta ndihmuar ate ne kete detyre, Asamblea i kerkon Komitetit te Presidenteve dhe raportuesve te Komisionit te Monitorimit qe te shkojne ne Shqiperi sa me pare. Ne komunikate permblidhen pikat kryesore te rezolutes.
 

0 Komente

Itali, sherr mes shqiptareve dhe rumuneve Printo E-mail
E Shtune, 30 Janar 2010 13:49
Nje sherr i dhunshem me arme te ftohta mes disa shtetasve shqiptare dhe disa rumuneve eshte verifikuar gjate nates ne Bolonja te Italise. Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave nga sherri, i nisur per motive te dobeta, ka mbetur i plagosur rende nje shtetas rumun, i cili eshte goditur me thike ne gjoks.
 

0 Komente

Masakra në Durrës, arrestohet një i dyshuar. Policia: Përdorte dy emra Printo E-mail
E Shtune, 30 Janar 2010 13:24
Policia e Durrësit ka arrestuar një person si të dyshuar për vrasjen e trefishtë në një lokal të këtij qyteti, ku mbeten te vrare Luan dhe Ani Curri, si dhe shtetasi Edmond Shemsiu. Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë me dije se i arrestuari është një 30-vjeçar, që përdorte dy emra. Sipas të dhënave të para emrat me të cilat qarkullonte i dyshuari për masakrën e Durrësit janë Edison Çela dhe Arjan Çela.Ai është shoqëruar në komisarit ku pritet të japë dëshminë e tij rreth ngjarjes. Për momentin policia nuk jep detaje të tjera të arrestimit dhe të të dyshuarit.Pas gjetjes së motorit të përdorur nga vrasësit,
 

0 Komente

Kriza, Ndoka: Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme Printo E-mail
E Shtune, 30 Janar 2010 13:22
Qeveri teknike dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të parakohshme, brenda vitit. Me këtë deklaratë ka dalë sot Partia Demokristiane, e cila ka bërë përgjegjës për krizën politike dhe ekonomike në të cilën ndodhet vendi, kreun e qeverisë, Sali Berisha.Gjatë një konference për mediat, kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka theksuar se mbështet dialogun politik mes pozitës dhe opozitës për zgjidhjen e krizës.
 

0 Komente

Moti i keq, dy të vdekur nga i ftohti në Korçë Printo E-mail
E Premte, 29 Janar 2010 12:16
Moti i ftohtë ka shkaktuar dy viktima në qarkun e Korçës. Sipas policisë është gjetur i vdekur para një lokali në qendër të qytetit një 60-vjeçar. Thoma Andrea, banor i lagjes 14, është gjetur nga kalimtarët, të cilët kanë njoftuar dhe policinë për ndihmë. Burri ka qenë duke ecur në rrugë, ndërsa ka rënë pa ndjenja në tokë. Policia, e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ka transportuar drejt spitalit rajonal të Korçës kufomën, ndërsa mjekët e tij kanë konstatuar se vdekja ka ardhur nga një atak kardiak që dyshohet të ketë si arsye të ftohtin.  Por një tjetër i moshuar ka mbetur peng i temperaturave të ulëta, të cilat kanë shkuar deri në -7 gradë celcius. Thimaq Stefo, 77 vjeç, nga fshati Drenovë është gjetur nga fqinjët i vdekur në banesën e tij. Edhe në këtë rast mjekët kanë konstatuar vdekjen nga zemra që ka ardhur nga i ftohti.
 

0 Komente

«StartParaardhesi12345678910PasardhesiEnd»

Page 1 of 230